Subscribe

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një herë pedagogëve për përshkallëzimin e qëndrimit të tyre, duke u shprehur se ata nuk i shërbejnë atdheut, por rublave ruse.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR I VENDIT

“Është autonomia dhe jo e drejta jonë që të flasim për këto personazhe që çedukojnë fëmijët. Shumica e pedagogëve nuk janë këta se do ishim në alarm më të madh se kriza. i shërbejnë rublave ruse dhe jo atdheut.”

 

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kritikoi pedagogët protestues. Ai tha se pagat janë ta larta dhe se autonomia universitare duhet shfrytëzuar siç duhet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

“Profesorët me rroga 1 mln e 500 mijë lekë do futen në grevë urie më vjen turp. Sot kemi njerëz që kanë qenë zyrtarë të shikut dhe thonë ça do bëjë Shqipëria për mua, për SHIK-sat duhet të rrijë prapë pa mësim dhe jemi të fundit, në kohën që duam pavarësi jemi komplet si fiset në Afrikë. Me pavarësi ka edhe përgjegjësi. T’i kthehemi mësimit, ecin para kombet që dinë, jo ata që kanë.”

 

Reagimin për protestën e pedagogëve, Rama dhe Veliaj e bënë gjatë inaugurimit të një shkolle të re 9-vjeçare në Qesarakë të Tiranës, që mban emrin e “Dëshmorit të Atdheut”, Klodian Tanushi, ushtarakut që humbi jetën në krye të detyrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *