Kështu duket parku Olimpik në Tiranë në pritje të organizimit mbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në orën 19:30.
Me flamuj kuq e zi dhe yjet me simbolikën e Bashkimit Europian, kryesocialisti Edi Rama pritet të përcjellë sot mesazhin e fundit qytetarëve shqiptarë në kërkim të një mandate të katërt, ndërsa më herët rikujtoi edhe votuesit e diapsorës.
“Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të dielën në 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua tu përcjell shqiptarëve në Greqi, në Itali, Gjermani e me radhë ku ka zarfa që janë ende në shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që në 11 maj do të përcaktojnë pa asnjë rekuivok rrugën e fatit europian të vendit”, tha Rama.
Sipas Ramës, vota në këto zgjedhje do të përcaktojë fatin e vendit në vitet e ardhshme.
“Ju lutem, keni marr mundimin që të regjistroheni dhe jeni në kushtet ku mund të votoni drejtpërdrejt jashtë kufijve dhe të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa një palë zgjedhje për partitë dhe kush do të qeverisë, për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030 dhe janë zgjedhje për t’i dhënë një fuqi të re vendimmarrëse dhe një frymë të fortë bashkimi europian vet Shqipërisë. Kush e ka zarfin në shtëpi do ta bëjë një mund të vogël për t’ju bashkuar dallgëve të mëdha kuq e zi që do ta përmbysin me shpresë, me energji Shqipërinë e 11 majit’, tha Rama.
Një ditë më parë kreu i selisë rozë shprehu bindjen nga Vlora se Partia Socialiste synon fitoren me 78 e mandate të mundshme./vizionplus.tv