Subscribe

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit, theksoi se dhënia e informacionit mbetet ende një element për të cilin duhet punuar.

Ai theksoi se është koha për të pasur një bord kombëtar me pjesëmarrje të qeverisë e pushtetit vendor, pasi sipas tij ekziston ende mendësia në administratë se dhënia e informacionit është një ekspozim i panevojshëm.

Ai theksoi se dhënia e informacionit duhet të zbatohet në shërbim të së drejtës së informimit.

“Ambicia jonë e përbashkët duhet të jetë që në fund të këtij viti të kemi një përmbysje të të gjithë përmbajtjes jo të kënaqshme e të dhënave për aksesin e publikun në informim dhe për garantimin e të drejtës së informimit”, tha ai. “Dhënia e informacionit nuk duhet të diskutohet, nuk ka vend për diskutim, duhet thjesht dhe vetëm të zbatohet”, shtoi ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *