Gazetarja Raziela Myslimaj e ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaja, theksoi se në kabinetin “Rama 4” kishte shumë pak supriza.
Sipas saj vetëm një pjesë e vogël e ministrave e dinin që do të bënin pjesë në kabinetin e ri. Ajo theksoi se e vetmja surprizë ishte emri i Albana Koçiut dhe ministres virtuale.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kishte surprizë mes socialistëve?
Myslimaj: Unë prisja më shumë ndryshime. Rama ka ruajtur një bërthamë të madhe nga kabineti i kaluar. E vetmja risi ishte ministrja virtuale. Por surprizë e madhe ishte dhe Albana Koçiu në krye të MInistrisë së Brendshme, nuk e kishte menduar askush. Ndoshta është edhe apragjyk pasi Ministrinë e Brendshme e kemi lidhur me një figurë burrërore. Ne e dimë se sa i rëndësishëm ëhstë ky portofol, sa i rëndësishëm ëhstë për sigurinë dhe rendin. Këtë pozicion e kemi parë të lidhur me politikanë me përvojë. Suprizë ishte po ashtu edhe emërimi i dy kryetarëve të bashkive, siç ishte kryetari i bashksië së Cerrikut, i cili nuk kishte dijeni. Nga informacionet që kemi mundur të marrim, mund të ketë patur indicie, por asgjë të konfirmuar.
Borakaj: A është normale mos ketë dijeni?
Myslimaj: Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë dijeni. Belinda Balluku e ka ditur që do të ishte. Ajën disa personazhe kyçe.





