Subscribe

Konferenca e presidentit Ilir Meta solli vonesën për më shumë se 1 orë të kryeministrit Rama në takimin e lajmëruar me drejtuesit kryesorë të policisë së shtetit.

Teksa falenderoi uniformat blu për profesionalizmin në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës, Rama shmangu një replikë në distancë me Metën, megjithatë sipas tij më 30 qershor fitoi e drejta dhe jo dhuna.

 

“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë për të mbrojtur vendin prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme. 30 qershori shpërbleu të drejtën dhe jo të majtën, forcën e punës dhe jo të dhunës. Duhet të kuptojmë se duhet të jemi të denjë në shërbim të vendit. Ata që shpëtuan demokracinë janë ata që e duan më shumë. Duhet të na shërbejë për të përmirësuar më parë veten. Ju keni shumë për të bërë, ndërsa unë kam edhe shumë më shumë se ju për të mësuar dhe për të bërë për vendi”.

 

Kryeministri Rama dha edhe nje lajm të mirë për uniformat blu.

Sipas Ramës tashmë ai që do të guxojë të ngrejë dorë mbi policinë apo të bllokojë rrugët duhet të mendohet mirë. Kreut i qeverisë tha se gjatë muajve të fundit janë plagosur 60 efektivë ndërkohë që i dorëzoi edhe medaljen simbolike të mirënjohjes efektives Ina Nuka e cila pothuajse humbi gishtat e dores gjatë një proteste të opozitës perpara parlamentit.

Megjithse vlerësoi të dhënat e luftës ndaj kriminalitetit në tërësi Rama nuk ngroi ti kërkojë ministrit Lleshaj dhe drejtuesve të policisë një kontroll më efikas për ndërtimet pa leje. Kryeministri paralajmëroi edhe shkrirjen e komisioneve të gjobave për qarkullimin rrugor të cilat i cilësoi fole korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *