Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka cilësuar një nder dhe përgjegjësi të madhe besimin që i është ofruar për të shërbyer në kabinetin “Rama 3”.

 

Ajo garanton se se do ta bëjë detyrën  me mendje dhe zemër tek shqiptarët.

 

“Besimi për të shërbyer në kabinetin ‘Rama 3’ është një nder i madh dhe përgjegjësi sfiduese që do bëj çmos t’i përballoj si e meritojnë. Do ta kryej këtë detyrë të lartë me çdo ditë dhe çdo çast në mendje e në zemër Shqipërinë dhe njerëzit e Saj të jashtëzakonshëm, historinë e Saj të mundimshme dhe të ardhmen e Saj gjithmonë e më të mirë. Mirënjohje”, shkruan Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *