Statistikat lehtësisht të verifikueshme, sipas qeverisë, flasin për rritje të punësimit në vend në 6 muajt e parë të këtij viti. Në takimin me drejtues të Zyrave rajonale të Punësimit, kryeministri Rama foli me optimizëm, pavarësisht se siaps tij nuk do të mugojnë as përqeshjet.
EDI RAMA
“Nga maji i vitit të kaluar në këtë qershor ne kemi 28324 të punësuar më shumë formalisht dhe në sektorin jo bujqësor. Kjo është një shifër që jam i bindur që në rrjetin e komentatorëve të ertv do përqeshet, do shikohet si gënjeshtër, por është realitetit. Realiteti siç është edhe fakti që përmes zyrave të punës, janë punësuar 14 593 persona në këtë 6mujor. Për të gjitha ata që nuk duan të mbeten te pasqyra e kazanit dhe të mos jenë në anën e llogores e baltës e përqeshjes e duan të bëjnë vlerifikimet mjafton t’i referohesh regjistriot të tatimive të shqipërisë”
Kreu i qeverisë pranoi se efekt pozitiv ka pasur edhe sezoni turistik, por nënvizoi nevojën për qartësim të procedurave të punësimit.
“Ka nevojë për qartësim për procedurat e punësimit që të reflektohen në listë pagesat e bizneseve. Sfisda më e madhe dhe dobësia më e madhe e zyrave të punës sot ëshë në masën dhe suksesit e kontakteve e b-p me vetë biznesin. Janë 5-6% të bizneseve me mbi 5 të punësuar që I referohen zyrave të punës. Janë 93-94-95% të bizneseve që janë të patrokitura nga zyra e punës, ose pa suksesin e domosdoshëm”
Për të rrituar akoma më shumë ofertat e për t’i bërë të ditura për të gjithë, kryeministri rekomandoi ndërtimin e një faqeje internet, ku të publikohen vendet e lira të punës.
“Nevojë të b-p për krijimin e një faqeje internet kombëtare për vendet e reja të punës. I detyrueshëm për kompanitë të publikojnë vendet e reja të punës, të jetë ndihmës për të gjithë. Kjo është ide që duhet cuar përpara”
Por kreu i qeverisë theksoi se institucionet shtetërore duhet të luajajnë një rol rregullator edhe në raport me respektimin e të drejtave të punonjësve.




