Subscribe

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, është ndalur të flasë edhe për 21 janarin.

 

Rama theksoi se drejtësia e re ende nuk ka mbërritur në dyert e Prokurorisë së Tiranës, dhe se 21 janari po mbahet peng nga drejtësia e vjetër.

 

Sipas tij sot 21 janari është mbyllur në sënduket e vjetra të atyre maskarenjve që duan të shkatërrojnë gjithçka që nga 1912-ta.

 

21 janari është preng i drejtësisë së vjetër. Nuk ka vajtur akoma drejtësia e re te Prokuroria e Tiranës. 21 janari është mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë që nga vitit 1912-të, që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi t’i bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokuroritë dhe gjykatat e tjera se në çfarë gjendje janë. Ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj”, u shpreh kryeminsitri Edi Rama.

 

Më tek kreu i qeverisë deklaroi se askush nuk duhet ta lërë drejtësinë vetëm në dorë të SPAK, por gjithësecili të japë kontributin e tij që niveli i drejtësisë në Shqipëri të arrijë atë të drejtësisë europiane. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *