“Duke filluar nga janari, Shqipëria rurale dhe fermerët do të kenë në dispozicion 146 milionë euro”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, teksa shpalosi planet e qeverisë për bujqësinë.

 

Kreu i qeverisë tregoi se kanë hyrë në një proces për t’u pajisur me tre dronë super inteligjentë që sipas tij do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se shteti mund të bëjë transparencë pa pasur nevojë të nxjerrë asnjë inspektor në rrugë.

 

“Duke filluar nga janari Shqipëria rurale dhe fermerët do të kenë në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së që ka arritur të krijojë një besueshmëri dhe një besim të drejtpërdrejtë me KE-në. 146 mln euro janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mire. Po ashtu sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme. Ne kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë super inteligjentë që faktikisht do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore mënyrën sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor në kohë reale, dhe se si ky shtet mund të bëjë transparence pa pasur nevojë të nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Për të kontrolluar prekjen e pyjeve, prekjen e lumenjve, apo prodhimin. Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion të plotë për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore të detajuara deri në cm e fundit që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi sot, por edhe çfarë kulturash kemi në çdo meter katror. për të mundur të lehtësojë maksimalisht edhe ndërveprimin e tmerrshëm me Kadastrën tuajën dhe të kadastrës me ju, duke pasur qartësi për çdo parcelë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *