Subscribe

Pas me shume se kater oresh mbledhje kryesie ku u analizuan rezultatet ne 61 bashkite e vendit, Edi Rama perpara gazetareve edhe njehere refuzoi Presidentin Ilir Meta per 13 tetorin, duke e cilesuar ate si nje dite si gjithe te tjerat.

 


EDI RAMA – KRYEMINISTER

 

Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor dhe jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Për këtë kemi ngritur edhe këshillat drejtues, nga unë në Veri, kryetari i grupit në Shqipërinë e Mesme dhe Gramoz Ruçi për Jugun. Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve dhe jo të opozitës jashtë parlamentare apo Presidencës. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, si 22 dhjetori, nuk njoh ndonjë 13 tetor.

 

Duke u ndalur tek dialogu, Kreu i Qeverise u shpreh i gatshem te ulet ne tryeze si me opoziten parlametare dhe ate jashte parlamentit, por per te ardhmen e vendit dhe reformen zgjedhore, duke perjashtuar zgjedhejt e parakohshme.

 

 


EDI RAMA – KRYEMINISTER

 

Dialogun e brendshëm në parti që do të nisë shumë itensivisht edhe në funksion të zgjedhjeve, dialogun me opozitën parlamentare dhe patjetër me atë jashtë parlamentare. Ne jemi të disponueshëm për t’u ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe çka është e rëndësishme në funksion të rregullave të lojës. Përsa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës sonë nuk janë çështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrimin që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmërinë në cdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021.

 

 

Kryesia e PS vendosi ne mbledhjen e kesaj te merkure qe ta spostoje me nje dite mbledhjen e Asamblese Kombetare, nga 22 korriku qe ishte programuar me heret per ne daten 23 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *