Ralf Gjoni, deputeti i dalë nga listat e LSI foli në kuvend për skenarë dhune deri në atentate ndaj kandidateve për kryetar bashkie.

Gjoni tha se ka dëgjuar për ngritjen e celulave që mund të bëjnë atentate me snajper ndaj politikaneve nëse zgjedhjet bëhen në datën 30 qershor. Për këtë arsye për deputetin Gjoni duhet të mblidhet Këshilli I Sigurisë Kombëtare.

 

 “Flitet që ditën e zgjedhjeve të ketë atentate. Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Në korridore përflitet për atentate ndaj politikanëve. Po përgatiten celula me snajpera për të vrarë. Më tha një gazetar ata kanë snajpera do t’ju vrasin të gjithëve. Duhet të mblidhet komisioni i Sigurisë Kombëtare. Se çfarë informacioni ka për destabilitet në 30 qershor”.

 

Më pas Gjoni u ndal tek relacioni I mazhorancës kundër Ilir Metës.

Ai e quajti qesharake kërkesën e PS për të shkarkuar Ilir Metën duke dhënë edhe argumentin e tij për këtë cështje.

 

“ Sot Kuvendi është për të qeshur, është një parodi e madhe. Juve doni të shkarkoni Ilir Metën nga posti i presidentit? A e votuat, a e vutuat Ulsi? Të gjithë me mesazhet që ju erdhën në ëhatsup? Unë kam qenë i ulur në atë llozhë dhe kam thënë se kjo ishte një ditë e zezë për vendin.E votuat ju Ilir Metën me idenë që ta zhduknit nga politika, e çuat në një godinë që është si azil pleqsh, ku presidentit i janë hequr të gjitha të drejtat! Taulant menduat ju që një bishë si Ilir Meta do të ikte kaq kollaj nga politika, hajde dhe të kthehemi në mbretëri, pse na duhet presidenti!”.

 

Gjoni tha se zgjedhja e Metës president ishte ditë e zezë pasi ky ishte edhe fundi I një partie si LSI.

 

“Dita kur Ilir Meta u vendos president, ditë e zezë! Largimi i Metës nga LSI-ja fund i kësaj partie. Nuk e kam besuar kurrë se zgjedhja e Metës është për të mirën e Shqiptarëve, por doni ta hiqnit nga politika dhe ta çonit në atë “azil pleqsh”. Meta president mbi palët? Ilir Meta bisht politike, makineri politike. Meta president mbi palët? Presidenti nuk vlen asgjë në këtë vend, jo Meta, por presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *