E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rakia e manit specialitet i Boboshticës

Boboshtica është një nga fshatrat më të njohur në juglindje të vendit dhe më i kërkuar nga turistë vendas e të huaj, për kulinarin dhe për rakinë e manit.

 

I tillë ishte edhe aktiviteti i organizuar nga bashkia pasditen e së mërkurës e njohur si festa e rakisë

 

Reklamë

Për disa orë ky fshat turistik mirëpriti vizitorë të shumtë cilët shijuan rakinë duke e shoqëruar me këngë e valle dhe gatime tradicionale.

 

E ndërsa ata që e konsumojnë janë të shumta, ka edhe nga ata që e prodhojnë vetë këtë pije. Ky është Ilia Çina 70 vjeç, lindur e rritur në Boboshticë i cili e përdor këtë produkt edhe si ilaç.

 

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo thotë se për Boboshticën do të ketë një paketë të veçantë për të tërhequr sa më shumë turistë

 

 

Në fshatin Boboshticë janë 20 taverna ne te cilat servilet rakia e manit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë