Një sulm me raketë në jug të Libanit ka lënë të vdekur fëmijë dhe civilë të pafajshëm.
Ngjarja ndodhi në qytetin Sakhsaijeh, ku dy kushërinj 10-vjeçarë, Zauad dhe Shahid, po luanin futboll së bashku me miqtë e tyre në momentin që ra raketa.
Në vendngjarje ndodheshin gjithsej 10 fëmijë. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa tetë të tjerët mbetën të plagosur. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalet e zonës dhe në Bejrut, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Shpërthimi shkaktoi shkatërrime të mëdha në zonë. Automjetet u shkatërruan dhe ndërtesat u dëmtuan rëndë. Mes viktimave është edhe babai i njërit prej fëmijëve.
Pak metra më larg nga vendi i shpërthimit, një tjetër tragjedi goditi një familje. Një foshnjë vetëm 3 muajshe, Hasani, humbi jetën së bashku me nënën e tij, pasi shtëpia e tyre u godit nga i njëjti bombardim./vizionplus.tv





