Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli zbuloi nëse do të ketë një mbyllje për shkollat. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rakacolli tha se deri tani shkollat nuk janë vatra infeksioni. Kjo do të thotë se nuk do të ketë një mbyllje të shkollave.

 

“Sa i përket shkollave, çdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes pse janë këto shifra. Fatmirësisht na rezulton që në shkolla nuk ka shpërndarje të madhe të infeksionit. Nuk i kemi shkollat vatra të infeksionit. Ne po vazhdojmë t’i monitorojmë. Ne shohim fenomenin dhe kush janë faktorët që kanë cuar në këtë fenomen.”

 

Duke nisur nga e mërkura, do të ndalohet lëvizja dhe aktiviteti i bareve e restoranteve nga ora 22.00 deri në 06.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *