E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rajola apo Juventus? Kush do të dënohet për rastin Pogba

FIFA do të vazhdojë hetimin në lidhje me transferimin e Paul Pogba, nga Juventus te Manchester United.

 

Por, hetimi do të vazhdojë vetëm për bardhezinjtë, pasi “djajtë e kuq”, janë cilësuar si të pafajshëm në këtë histori.

 

Reklamë

Hetimi lidhet me komisionet e larta të përfituara nga menaxheri i francezit, Mino Raiola, diku afër 41 milionë euro.

 

Nëse do të verifikohet implikimi i bardhezinjve në këtë parregullsi, atëherë ata rrezikojnë bllokimin e merkatos për sezonin e ardhshëm.

 

Hetimin e ka konfirmuar edhe FIFA: “ Jemi duke hetuar, por nuk mund të themi asgjë më shumë”.

 

Nëse Juventusi do të gjendet fajtor atëherë mund të dënohet, shkruan Telegraf.

 

Pogba ka shënuar nënta gola në 51 paraqitje për United këtë sezon që lamë pas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë