E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

RAI për Edi Ramën, artisti që tranformoi pallatet gri të komunizmit

Në rubrikën e artit në faqen e tij në internet, televizioni shtetëror italian RAI, i ka kushtuar vëmendje kryeministrit shqiptar Edi Rama. Por interesi nuk vjen për Ramën nën petkun e politikanit, por nën atë të artistit.

 

 

Rama ka marrë pjesë me punimet e tij në edicionin e 57-të të bienales Ndërkombëtare të Venecias, një ekspozitë arti e hapur që prej muajit maj.

Reklamë

 

 

RAI vlerëson veçanërisht rolin e Ramës në transformimin e pallateve gri të periudhës komuniste në kryeqytet në ndërtesa me ngjyra, por edhe interesin e madh për ambientin përmes shtimit të terreneve të gjelbra dhe mbjelljes së rreth 1800 pemëve në Tiranë.

 

 

Arti i kryeministrit vijon edhe gjatë aktivitetit të tij politik, ku në tryezën e punës shfaqen lapsat me ngyra me të cilat vizaton. Po kështu jashte interesit nuk mbetetn as skulpturat prej qeramike, në momentet kur punon në atelienë e një miku të tij.

 

 

Brenda Kryeministrisë është ngritur Qendra për Hapje dhe Dialog, një qendër kulturore publike që tregon edhe njëherë vizionin e tij demokratik për artin si liri e shprehjes së mendimeve, theksohet në rubrikën kushtuar artit të kryeministrit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë