Dy fermerët Teni Vllaca dhe Dj Fairfax u larguan mbrëmjen e djeshme nga Ferma VIP, pas një televotimi kokë më kokë me Blerina Bajkon dhe Anada Nikollarin.
I ftuar sot në emisionin “Ferma Club” në Vizion Plus, Teni ka ndarë emocionet e tij pas eliminimit, duke e cilësuar eksperiencën të veçantë dhe intensive.
“Më dha emocion. Edhe sot në mëngjes pashë momentet më të bukura, u emocionova. Që kur mu propozua të jem pjesë e kësaj gjëje, e doja. Mendoja se përshtatem me natyrën, njerëzit dhe kafshët. Jam ndjerë shumë komod dhe e kam shijuar pafund”, është shprehur ai.
Sipas Tenit, një nga arsyet e largimit të tij ka qenë mungesa e përfshirjes në debate.
“Mendoj se më ka penalizuar mospërfshirja në disa debate që i kam perceptuar si të vogla. Prisja një debat të mirëfilltë, nuk mund të zihesha për këpucët apo peshqirin”, tha ai.
Ai ka folur edhe për sfidën dhe dinamikat brenda lojës, duke theksuar se disa situata dhe keqkuptime kanë ndikuar në rezultatin final të televotimit.
“Më penalizoi edhe dysheja. Rafaela kishte edhe probleme me ligamente, ishte pak më e vështirë në sfidë. Ndodhi një keqkuptim”, shtoi ai.
Duke komentuar lojën dhe banorët e tjerë, Teni u shpreh se duhet të kishte qenë më aktiv, ndërsa për fituesin potencial veçoi Ilirin dhe Mozën si figura të forta të formatit.
/vizionplus.tv





