Subscribe

Radhë të gjata u krijuan këtë të mërkurë në zyrat e ALEAT në njësinë administrative të Fushë Krujës.

Prej mëngjesit dhjetra banorë pritën për shumë orë për të bërë aplikimin per kartat ID dhe pasaportat. Ata thonë se në shumë raste nuk arrijnë të kryjnë punë brenda ditës.

Banorët janë të pakënaqur me punonjësit e sporteleve, për të cilët shprehen se nuk respektojnë radhën.

Ndërkohë nga ana tjetër autoritetet prej kohësh u kishin bërë thirrje banorëve që të aplikonin përpara dhejtorit për marrjen e kartave e të mos e linin për ditët e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *