Radhë të gjata janë krijuar këtë të dielë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Radhët me dy dhe tre korsi në pritje janë si në dalje në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe në hyrje për në Shqipëri.
Në të dyja pikat e kalimit kufitar po punohet me tre sportele, hyrje-dalje, por fluksi i mjeteve është i lartë, ndaj koha minimale e pritjes është rreth 40 minuta.
Në numër të lartë janë edhe banorë të zonave pranë doganës, si Pogradeci dhe Prrenjasi, të cilët kalojnë kufirin për të bërë blerje për festat e fundvitit, pasi çmimet në vendin fqinj janë më të lira.
/vizionplus.tv







