Një turist 22-vjeçar humbi jetën pak ditë më parë në zonën e Dhërmiut.

 

Zohar Dean Collins ishte duke pushuar në resortin shqiptar, ndërsa për ngjarjen kanë shkruar edhe mediat në Britaninë e Madhe ku ai jetonte.

 

Ato shkruajnë se studenti me origjinë hebreje por me banim në Londër, kishte gjithmonë një byzëqeshje në fytyrë.

 

Zohar Dean Collins, ishte student i fizikës në Universitetin e Leeds-it dhe kishte udhëtuar me miqtë në Dhërmi, pasi mbaroi vitin e tretë të universitetit.

 

Për mediat ka folur edhe një prej miqve të afërt te Collins, i cili ishte gjithashtu me pushime në Dhërmi:

 

“Isha me Zoharin për ditën e tij të fundit në këtë planet dhe mund t’ju them me besim se ai ishte i lumtur, plot jetë dhe duke shijuar botën përreth tij si gjithmonë”.

 

Në internet është krijuar një llogari për të mbledhur fonde në mbështetje të prindërve, vëllezërve dhe motrave të tij për riatdhesimin e trupit të pajetë dhe shërbimeve funerale.

 

Deri tani janë mbledhur mbi 22,000 £ nga rreth 800 donatorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *