E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa vendoste panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Shkodër

Një 27-vjeçar në Shkodër ka humbur jetën mesditën e kësaj të premte.

Policia njofton se i riu me iniciale E.K duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Informacion paraprak/Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë