E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ra aksidentalisht nga lartësia, humb jetën 60-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Durrës.

Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga një lartësi gjatë kohës që po rregullonte një antenë. Si pasojë, 60-vjeçari ka humbur jetën.

“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë).

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë