E enjte, 19 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ra aksidentalisht në pus, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, 66-vjeçari O. P., duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë