Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi...

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen...

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së në...

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe një tjetër...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1 vit burg...

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen...

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që...

Sot nis sesioni parlamentar, pritet protestë përpara Kuvendit

Qyteti që nuk fle kurrë/ Rikthehet jeta e natës në New York

24 Maj 20:52

Qyteti që nuk fle kurrë më në fund po qëndron zgjuar pas 14 muaj mbylljeje nga pandemia. Asnjë qytet tjetër në Shtetet e Bashkuara nuk u godit aq rëndë sa New York, ndaj rihapja e jetës së natës atje është një shenjë shprese për shumë njerëz në të gjithë botën.

 

Mbrëmja e së premtes në qytetin e New York u shoqërua me shumë festime. Ishte fundjava e parë që nga fillimi i pandemisë që baret dhe restorantet u hapën pa kufizime për të vaksinuarit. Christina Albert thotë për Zërin e Amerikës se qytei ka filluar të gjallërohet.

 

“Pandemia na goditi rëndë. Ndaj është mirë të shohësh që të gjithë njerëzit kanë dalë, janë miqësorë dhe po argëtohen.”

 

 

Tani lejohet plotësisht edhe ngrënia brenda restoranteve dhe metrotë kanë rifilluar shërbimin 24 orë. Ishte një ndryshim i madh nga një vit më parë, kur Christina shkoi të banonte atje.

 

“Ishte një qytet fantazmë. Jam shumë e lumtur që jeta po rikthehet.”

 

Brenda një restoranti në lagjen e famshme “Hell’s Kitchen”, mësuesi Daniel Ercilla kritikon ata që u larguan.

 

“Ju që braktisët New York-un, jeni fare pa mend,” thotë ai.

 

Më shumë se 3.4 milion njujorkezë, rreth 41%, janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

 

“Ne ende përdorim maskat kur është e nevojshme. Po përpiqemi të balancojmë argëtimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, thotë Daniel Ercilla.

 

Jonilda Rosario, bashkëpronare e një bar-restoranti, thotë për Zërin e Amerikës se gjërat po ndryshojnë për mirë.

 

“Jemi të lumtur që po shohim fillimin e kthimit tek normalja. Nga izolimi, tani mund të kemi njerëz të familjes në dhomën e pritjes.”

 

Për Anton Dayrit, kuzhinier dhe pronar i restorantit filipinas Tradisyon, ky është momenti i duhur.

 

“Ne u hapëm një javë para bllokimit në 2020, dhe u detyruam të mbyllemi. Restoranti është plot dhe ka njerëz që presin radhën. Nju Jorkut po i kthehet etuziazmi.”

 

Rrugët dhe restorantet gumëzhinin nga klientët e shumtë.

 

“Unë, restoranti dhe ekipi im jemi mirënjohës që situata po përmirësohet.”

 

Jarrett Mager, menaxher i përgjithshëm në “Bar Nine” kishte improvizuar në rrugë një skenë me muzikë, pije dhe ushqim. Ashtu si para pandemisë. Në restorantin kuban, Guantanamera, pronari Mario Zarate po i shërben një klientele të plotë.

 

“Nuk kam dyshuar kurrë tek rikthimi i Nju Jorkut. Nju Jorku do ta marrë veten dhe do të jetë më mirë se më parë.”

 

Pas më shumë se një viti kufizimesh, njujorkezët po dëshmojnë edhe një herë se janë qyteti që nuk fle kurrë.

Posted Under:
Bota Covid 19
Tagged:
New York pandemia

Nga e njëjta kategori

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen e Schengenit

më shumë...

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

më shumë...

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

më shumë...

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

10:18

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10...

10:18

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe...

10:16

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon...

10:03

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1...

9:59

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht...

9:52

Një javë nga helmimi i banorëve në...

9:42

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

9:28

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

9:04

Bajram Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës,...

8:56

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është...

8:43

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

8:28

Sot nis sesioni parlamentar, pritet protestë përpara...

8:21

“Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të...

7:49

Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari,...

7:11

Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

Më të klikuarat

  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari, plagos...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.