Bota
Qyteti ku shpërtheu koronavirusi përfundon testimin e 11 milionë banorëve

Wuhani, qyteti kinez ku shpërtheu koronavirusi ka përfunduar testimin masiv të 11 milionë banorëve për koronavirus.
Nga testimet e kryera, kanë rezultuar me COVID vetëm 300 persona, të cilat ishin asimptomatikë. Të infektuar që nuk shfaqnin shenja të virusit janë dërguar në izolim.
Testimi filloi të aplikohej në gjysmën e dyte të muajit maj. Personat e vetëm që nuk u përfshinë në testim ishin vetëm fëmijët nën moshën 6-vjeçare.
Zv.kryetari i Wuhanit deklaroi se janë shpenzuar 126 milionë dollarë për kryerjen e testimeve, për t’u siguruar lidhur me rrezikun e virusit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




