E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Qytetari bërtet “Rama ik”/ Kryeministri: Mezi po e prisja

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë pasdite në Kurbin, ku po mban një takim elektoral, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

 

Por pak minuta pasi nisi takimi, një qytetar bërtiti “Rama ik”. Por kreu i qeverisë e priti me sportivitet këtë thirrje.

 

Reklamë

Ai deklaroi se mezi po e priste që dikush të thonte “Rama ik”, pasi u shpreh se këto thirrje janë rralluar.

 

“Mezi po prisja. Në çdo takim është një zë fëmije diku në fund që thotë ‘Rama ik’. I ka rënë niveli fare tani. Kanë shkuar tek fëmijët tani ose ata që janë tapë në 7 të mëngjesit. I japin ndonjë lek aty, i japin nga 5 mijë lekë për të bërtitur ‘Rama ik’”, theksoi kryeministri.

Më shumë video

Reklamë