Politikë
Qytetarët larguan Këlliçin dhe Bozdon nga protesta, deputeti i PD: Janë të paguar!

Protestuesit kanë refuzuar ditën e sotme që deputetët e PD-së të marrin pjesë në tubimin e tyre.
Mes deputetëve të cilëve u është kërkuar të largohen ka qenë edhe deputeti Belind Këlliçi, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e fundit, i cili humbi me një diferencë të madhe përballë kandidatit socialist.
Reklamë
Pas largimit nga protesta, Këlliçi i akuzoi protestuesit se janë të paguar. Madje, deputeti nuk la pa atakuar as mediat, të cilat, sipas tij, nuk raportojnë të vërtetën.
Po ashtu, nga protesta janë përzënë nga qytetarët edhe deputetët Edi Paloka dhe Enno Bozdo.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




