Subscribe

Elbasani, qyteti simbol i festimeve të Ditës së Verës, duket se megjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia, nuk ka hequr dore nga tradita e festimeve të Ditës së Verës.

Festa simbol e ardhjes së pranverës nuk i ka ndaluar shëtitjet e qytetarëve, edhe pse me numër më të reduktuar në krahasim me vitet e tjera. Në këtë qytet nuk kanë munguar as aktivitetet kulturore.

Edhe korçarët duket se e kanë ruajtur traditën e kësaj feste, e cila nisi që mbrëmjen e të shtunës me ndezjen e zjarreve si simbol i largimit të së keqes.

Ndërsa amvisat kanë gatuar  ëmbëlsirat tradicionale. Qytetarët kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë mbarësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *