Jozefina Topalli pohoi këtë të hënë në “Quo Vadis” se nuk ka asgjë personale me kundërshtarët e saj politikë, por vetëm mosdakordësime në parime dhe vlera.

 

Ajo theksoi se pavarësisht sulmeve të pafundme në drejtim të saj, ajo nuk është tërhequr.

 

Pyetje: Cilat janë gjërat që i di Jozefina Topalli dhe nuk i dinë shqiptarët?

 

Topalli: Nuk do të flas dhe nuk kam folur gjatë kësaj periudhe, siç e keni vnë re unë flas për fenomene, përpara se të flas mendohem shumë, por edhe besoj se duhet të kemi të gjithë kurojon për të thënë gjërat që i dimë se nuk shkojnë në drejtimin e duhur, që e kam me detyrim për t’ua thënë shqiptarëve.  Dua të bëj një sqarim, pala tjetër përpiqet që të më përshkruajë mua sikur kam dicka personale, unë skam asgjë personale me askënd në botë. Ndarjet e mia janë ndarje të thella parimore, janë ndarje për të cilat familja ime është ndarë edhe në historinë e para ’90, e ka paguar me vite burg dhe pushkatime, pikërisht mospajtimi në ide dhe vlera, unë nuk ja ndryshe nga ata, pavarësisht nga kostoja dhe nga sulmet e pafundme që janë drejtuar këtë periudhë, unë nuk jam tërhequr sepse besoj se po them të vërtetën dh e jam e bindur se duhet bërë dicka për të ndryshuar këtë vend.

 

Për Topallin, ekziston mundësia që përmes votës së shqiptarëve, të ndalohen problematikat me të cilat ndeshen prej vitesh qytetarët. Sipas saj, kjo arrihet duhet larguar 3 kryetarë e partive kryesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *