Sekretari për Marrdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, e cilësoi të pabesueshëm aksionin opozitar që bëhet nga grupi i “Rithemelimit”.

 

Sipas tij shqiptarët nuk mund të trajtohen si minj laboratori, duke shtuar se Sali Berisha i cili shkatërroi regjimin politik të 98-s nuk mund ta rregullojë më atë.

 

Në qoftë se këta i dinë shqiptarët minj laboratori, që njëherë i hedhin djathë, njëherë fara, njëherë i helmojnë pastaj i shërojnë, kjo për mua është tallje. Nuk mundesh ti që ke prishur këtë regjim të 98-së që ishte shumë më i mirë se ky sot, të dalësh e të thuash që unë që e kam prishur, unë po e rregulloj. Nuk mundesh ti sepse nuk ke çuar një makinë te mekaniku. Biles mekaniku kur ta prish makinën të paguan dëmin. Tania i thotë unë s’paguaj asnjë dëm se unë jam Sali Berisha jam legjendë. Nuk ka më legjenda, legjendat janë përralla. Në jetën reale politike ka cikle politike, ti duhet të kesh kredibilitet ta bësh”, tha Kulluri.

 

Më tej Kulluri ironizoi edhe thirrjet politike të Gazment Bardhit për votën e lirë. Sipas tij kur dëgjon një gjë të tillë është për të qeshur.

 

Kur bërtet për votën e lirë Gazment Bardhi që mua më ka përjashtuar nga partia në 2021-n, kjo është të vdesësh gazit”, deklaroi Kulluri.

“Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *