Sali Berisha (27 qershor 2013)

 “Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, me një vendim, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtarë i PD dhe deputet i saj. “Nuk është fjalim lamtumire. I tillë nuk është. Nga unë PD dhe mbështetësit e saj nuk do dëgjojnë një fjalim lamtumire, sepse unë nuk do ta lexoja urrë.

 

 

Kanë kaluar më shumë se 7 vite nga ky moment që shënon një ditët më të rëndësishme të historisë së Partisë Demokratise, një forcë e cila ka qeverisuar vendin në një pjesë të madhe të 3 dekadave të fundit.

Që nga 27 qershori 2013 e deri më sot, selia blu natyrisht për shkak edhe të proceseve politike të kësaj periudhë nuk është më e njejta.

Njëra prej forcave politike më të rëndësishme në vend, sikurse pritej edhe të ndodhte pas largimit të një lideri të fortë, tradicional e shumë të dashur mes demokrateve si Sali Berisha, u përfshi nga dallgë të shumta e plotë dritë- hije.

Basha, i cili gjërësisht është parë nga ekspertet politik si i përkëdheluri i liderit historik Berisha, kaloi jo pak barriera edhe brenda selisë blu, në mënyrë të vecante zgjedhjet e para të kontestuara brenda vetë PD-së, përballë të ndjerit Sokol Olldashi, e për të vijuar pastaj edhe më riorganizimin e selisë blu.

Kryetari i ri i PD,Lulzim Basha pati përpara vetes sfida të mëdha që lidheshin jo vetëm me ringritjen e kësaj force politike pas konsumimit të madh në dy mandate qeverisje në 2005-2013, por sigurisht i duhej të forconte pozicionin e tij brenda selisë blu aty ku figura e Berishës ka qënë tradicionalisht uni me të cilin personifikohej jo vetëm PD, por edhe e djathta në tërësi.

Lufta e brendshme për pushtet dhe forcimi i pozitave të karriges së kryetarit bënë që ujërat në selinë blu të mos ishin kurrë të qeta, në mënyrë të vceante pas lëvizjeve të shumta në sekretariatet dhe kryesine e PD.

Lulzim Basha, nje personazh politik me një katapultim të shpejte dhe të rëndësishëm në poste të larta drejtuese pas futjes në politike ne 2005, zgjodhi ta ristrukturojë ekipin e tij të ngushtë në disa faza, filllimisht duke spostuar emra si Olldashi, Ridvan Bode, Jemin Gjana, Astrit Patozi, Ilir Rusmajli, Mesila Doda etj..

Vetë Berisha në këtë proces të paktën publikisht qëndroi asnjëanës, ndonëse hyrjet dhe daljet e tij në PD përkrah Bashës ishin të shpeshta në vitet e para  të qënit në opozitë, pa harruar faktin se ai do të duhej të pranonte me apo pahir edhe paragjykimin se Basha ishte aty në krye të PD me bekimin e plotë të liderit historik.

Mirëpo paralelisht me sfiden për të forcuar strukturat e partisë në qëndër dhe në bazë dhe rolin e tij si lider i ri i selisë blu, Bashës i duhej të përgatitej edhe për betejat elektorale.

Zgjedhjet lokale të 2015 ishin sprova e pare reale e Bashës, një garë ku kreu i demokrateve aneksoi zërin e figurave të vjetra të PD dhe kufizoi daljen e tyre para elektoratit.

Mirëpo kjo gjë, përvecse nuk shmangu humbjen në zgjedhjet me reformen e re territoriale, shtoi edhe më tepër zërat kritike brenda PD ndaj Bashës, që nga Topalli, Patozi, Imami, Majlinda Bregu etj.

Një proces i brendshëm i fortë dhe i zhurmshëm, ku vetë Berisha qëndroi më shumë në rolin e vëzhguesit sesa të lojtarit. Të paktën kështu që deri në garën e radhës elektorale, atë të 2017 që u parapri nga një krize e madhe politike ne vend, protesta e gjatë e PD në çadër para kryeministrisë dhe shtrengimi I duarve mes Bashës dhe Ramës në 18 maj 2017 si pasojë e marrëveshjes së madhe politike mbi bazën e paketës Mc.Alliester.

Një marrëveshje e cila ndau në dysh seline blu. Figurat e vjetra si Topalli e Patozi tërësisht kundër, ndërsa i vetmi që e përshëndeti ishte lideri historik Berisha…

 

Sali Berisha (2017)

 

Nje marreveshje nga e cila fiton vendi!

Te dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore te vendit firmosen sot nje marreveshje, me te cilen i dhane zgjidhje njeres prej krizave politike me te rrezikshme te ketyre 26 viteve te fundit, qe prej disa muajsh kishte rrokur vendin.Ne kete kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet te ndjehet vertet i lehtesuar per zgjidhjen me mjete politike te kesaj krize qe kercenonte ne menyren me serioze ekzistencen e pluralizmit politik ne Shqiperi, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.Keshtu qe pa u ndalur ne nje analize te hollesishme, e them me bindje te plote se me kete marreveshje ka fituar Shqiperia dhe se per te gjithe shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirise, marreveshja eshte nje win-win story.

 

Mirepo qetësia dhe koha e bukur në seline blu ishin vetëm një mirazh, pasi Basha me një të rënë të lapsit dhe me lista të publikuara në minutën e fundit në prag të zgjedhjeve te 2017, nxorri jashtë loje edhe ato pak ish funksionare të lartë të PD të mbetur në atë kohë, duke turbulluar edhe më shumë ujërat brenda kampit demokrat, sidomos në bazë, aty ku shumë emra të vjeter kishin ndikim jo të vogël.

 

Heqja nga listat e gjysmës së grupit parlamentar të 2013 dhe përjashtimi I Topallit, Patozit,Imamit, Selamit, Patozit, Bregut etj shkaktuan një tërmet politik në selinë blu që u reflektua edhe në rezultatin më të dobët në historine e PD, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

 

Një rezultat që  vuri në lëvizje edhe vetë Berishën i cili këtë herë nuk mund te qëndronte me duarkryq pas rënies së “Republikës së Re” të Lulzim Bashës.

Teksa iu desh të përballej vetë me prurjet e reja në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha foli hapur kundër listës me të cilën konkurroi dhe humbi zgjedhjet Lulzim Basha.

 

Sali Berisha ( 2017)

 

“Kjo është listë e kryetarit të PD. As nuk do të më shkonte ndërmend që unë të bëja një listë si kjo, por duhet të dimë një gjë, çdo njeri bën listën që mendon. Problem thelbësor i kësaj liste është se kjo nuk kaloi në forumet e partisë, ç’ka nuk ka ndodhur kurrë dhe s’duhet të ndodhë”.

 

Jo vetëm kaq por ai bëri prapaktheu edhe mbi komentet pozitive që pati lëshuar para zgjedhjeve mbi marrëveshjen polititike Rama-Basha.

 

Sali Berisha (2017)

Blloku i militantëve na u largua nga fushata. Militantët janë aq sa janë jetike për fitoren, aq janë edhe të hiperndjeshem. Dhe kur menduan se kjo mund të ndodhte thanë ne s’kemi pune me këtë fushatë. Ne mbajtëm çadrën, tani s’kemi punë. Jo abstenuan, por bojkoti i zgjedhjeve.”Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël”.

 

Mirëpo pavarësisht këtyre deklaratave të forta publike, njeriu që drejtoi për 22 vite PD dhe në shumë vite vendin si President dhe Kryeminister, nuk ndërhyri në procesin e radhës që pasoi zhvillimet e brendshme politike në PD, ku pas një rezultati të tillë brenda partisë priteshin procese të shpejta reflektimi, analize, ndryshimi në lidership, në strukturë, në program dhe në sjelljen politike.

Mirëpo realisht në PD, në korrik 2017 nuk ndodhi asnjëra prej këtyre pritshmëriv.  E përvec vetengrirjes së Bashës dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe një gare formale në 22 korrik 2017 kundër Eduart Selamit, gjithcka tjetër u shua shpejt.

PD tashmë ishte krejtësisht një force politike e diktuar nga Basha dhe stafi i tij i ngushtë ndërsa Berisha mbeti zëri i vetëm i vjeter dhe historik brenda dyerve të kësaj forcë të madhe politike dhe kontribuese në shumë procese historike të Shqipërisë.

Zhvillimet e forta politike të 2019, me heqjen dorë nga mandatet parlamentare, protestat e shumta para kryeministrisë dhe parlamentit, apo edhe bojkoti i zgjedhjeve lokale ishin procese që ndikuan jo pak edhe në imazhin e Lulzim Bashës si drejtues i PD.

E në të gjitha këto zhvillime, Sali Berisha ka qënë aty, aktiv dhe një zë i forte brenda dhe jashtë parlamentit, në sheshe dhe tryeza mediatike për të përfaqësuar atë pjesë të madhe të demokrateve që nën ze ende nuk e ndiejnë veten brenda lidershipit të Lulzim Bashës, por janë të detyruar të qëndrojnë në një front të përbashkët kundër Edi Ramës.

Pavarësisht kësaj situatë në bazë ku skepticizmi dhe krahasimi vijon të behet me Doktor Berishën, vetë ky I fundit herë pas herë duke qënë në krah të Bashës në ngjarjet e rëndësishme politike, por edhe me deklaratat publike është përpjekur ti dal krahut, njeriut që e sponsorizoi vetë politikisht aq fort që nga viti 2005.

 

Sali Berisha (2020)

 

 “Lulzim Basha do të jetë kryeministër i vendit në vitin 2021. Nuk ka dyshim që do të jetë  dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ka jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa”.

 

Tanimë që jemi pak larg garës së radhës elektorale, dhe pas 7 vitesh drejtimi të PD, Basha ka përpara bastin e fundit të karrierës së tij politike, gjithcka ose asgjë.

Një bast që duhet ta ndaj me personazhin më të rëndësishëm politik të PD në 30 vitet e fundit Sali Berishën.

Ai dhe shumë pak emra të tjerë që numërohen me gishta si rasti i Edi Palokës apo  Edmond Spahos, janë shembujt e vetëm me të cilët demokratët tradicionale do të përfaqësohen në zgjedhjet e 25 prillit 2021 krah frymës së demokrateve të Bashës.

 

Por, a është ende vlerë apo kosto Berisha për Lulzim Bashën?

 

Edhe në këtë pikë, sot pas 7 vitesh rrokade në krye të selisë blu, analistët politik janë të ndarë.

Mirëpo një gjë është e sigurtë…Të paktën publikisht rivalet politikë, Rama në mënyrë të veçante, do të vazhdojnë ta përdorin këtë gjë si argument për ta sulmuar Bashën përmes imazhit të Doktorit…

 

 

 Edi Rama

Votoni Lulin që të merrni Ilirin dhe Monën. Berisha në barkun e Lulit.  Sot në 2020 problem janë njerëzit e ’97’”, “Pas firmave piramidalet 97,  të mos mbahet parasysh se sot në 2020 problemi janë po ata njerëz dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punëve të vendit është absolutisht i pandashëm për fat të keq nga e kaluara, pak më e largët dhe ajo pak më e afërt. Sot janë të njëjtët njerëz  por me të njëjtën formulë jep 1 që të marrësh 3.Ftoj shqiptarët që të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilirin bashkë me Monën se Saliu është në barkun e Lulit jo si lepur por si Luan, Luan që udhëheq Lepurin në luftë. S’kemi pse fshihemi pas gishtit kur ai tregon hënën.

 

Ervin Sina

Kryeredaktor “Quo Vadis”/ Vizion Plus

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *