Subscribe

Kallëzimet e disa punonjësve të famarmacisë qendrore në QSUT të shkarkuar nga detyra, pikërisht nga kreu i këtij institucioni, kanë bërë që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për barnat e mbetura stok, e që janë blerë pranë afatit të skadencës.

 

Hetimi është përqëndruar në të paktën 5 persona që dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 7 milionë eurosh.

 

Burime pranë prokurorisë thanë për Vizion Plus se nën hetim janë zyrtarë të lartë të QSUT-së që kanë tagrin në dhënien e këtij tenderi, si dhe zyrtarë të tjerë që kanë lejuar të blihen medikamente pranë skadencës.

 

Nga verifikimet ka rezultuar se të paktën 93 përqind e këtyre medikamenteve kanë qenë të skaduara nga viti 2012 deri në 2018.

 

Po ashtu, hetimi është përqëndruar edhe përsa i përket dhurimit të këtyre ilaceve në farmacinë e spitalit, por që në asnjë rast nuk janë përdorur ndaj pacientëve për shkak të skadencës.

 

Pas largimit nga puna të disa punonjësve të farmacicë, 3 prej tyre bënë kallëzim në polici, i cili më pas u referua në prokurori për hetimin e personave përgjegjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *