Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Qeveritë e Evropës Lindore, thirrje kompanive të teknologjisë të luftojnë dezinformimin

29 Mars 23:00

Ukraina dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje kompanive më të njohura të teknologjisë në botë që të veprojnë për të luftuar në platformat e mediave sociale dezinformimin nga fuqitë armiqësore. Sipas tyre, fushatat dezinformuese minojnë paqen dhe stabilitetin.

 

Në një letër të hapur të nënshkruar nga kryeministrat e 8 shteteve thuhet se platformat e teknologjisë, si Facebook, e zotëruar nga kompania ombrellë Meta, duhet të ndërmarrin hapa konkretë si refuzimi i pagesave nga individë ndaj të cilëve jane vendosur sanksione, apo ndryshimi i algoritmeve në mënyrë të tillë që të jetë në plan të parë saktësia e informacionit, jo nxitja e përdoruesve për të komentuar.

 

“Manipulimi i informacionit të huaj dhe ndërhyrja, përfshirë dezinformimin, po përdoret për të destabilizuar vendet tona, për të dobësuar demokracitë tona, për të penguar anëtarësimin e Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe për të dobësuar mbështetjen tonë për Ukrainën përballë sulmit të ndërmarrë nga Rusia“, thuhet në letër.

 

“Kompanitë e mëdha të teknologjisë duhet të jenë vigjilente dhe të bëjnë rezistencë, në mënyrë që të mos përdoren për avancimin e qëllimeve të tilla. Ato duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar që platformat e tyre të mos përdoren për të përhapur propagandë ose dezinformimin që përkrah luftën, justifikon krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit ose forma të tjera të dhunës”, shkruhet gjithashtu në letër.

Letra u nënshkrua nga kryeministrat e Ukrainës, Moldavisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë dhe u shpërnda nga zyra e kryeministrit çek Petr Fiala.

 

Kompania Meta tha se kishte forcuar kapacitetet e saj për kontrollin e fakteve në Evropën Lindore dhe kishte ndërmarrë një sërë hapash të tjerë për të luftuar përhapjen e dezinformimit në lidhje me luftën në Ukrainë si dhe për të ulur përhapjen e informacionit të prodhuar nga media të kontrolluara nga shteti rus.

 

“Ne nuk po lejojmë keqinformimin kur ka të ngjarë të shkaktojë dëm ose dhunë dhe po punojmë me partnerë të pavarur mbi kontrollin e fakteve për të ekpozuar pretendimet e tjera të rreme,” tha një zëdhënës.

 

“Ne gjithashtu po kufizojmë qasjen e përdoruesve në Europë dhe Ukrainë, tek mediat ruse RT dhe Sputnik dhe po shtojmë njoftime sinjalizuese në çdo postim në Facebook që përmban lidhje me faqet e internetit të këtyre mediave, në mënyrë që njerëzit ta dinë përpara se t’i klikojnë ose t’i shpërndajnë këto postime. Ne po vazhdojmë konsultimet me qeveritë në Evropën Qendrore dhe Lindore për të trajtuar këtë çështje“, shtoi ai.

Shoqata e Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve (CCIA), anëtarë të së cilës janë ndër të tjera dhe kompani si Meta, Twitter dhe Google GOOGL.O, tha se ka mbështetur masat për të luftuar dezinformimin, siç është Akti Europian për Shërbimet dhe Tregjet Digjitale.

 

“Ne besojmë se zbatimi i duhur i këtij akti, i gërshetuar me Kodin e Praktikës mbi Dezinformimin të Bashkimit Europian që është rishikuar së fundmi, është thelbësor për të forcuar luftën kundër dezinformimit,“ tha për agjencinë Reuters, Christian Borggreen, Zëvendës President dhe Drejtues i Shoqatës së Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve.

 

Një zëdhënës i qeverisë çeke nuk iu përgjigj menjëherë pyetjes se kush e ka marrë letrën deri tani.

 

Në letër thuhej se përcaktimet e algoritmit duhet të jenë më transparente dhe publiku duhet të njihet me politikat e platformave të këtyre mediave sociale si dhe zbatimin e tyre.

 

Po ashtu thuhet se këto platforma duhet të angazhojnë fonde dhe personel të mjafteshëm për të shmangur përhapjen e përmbajtjeve ekstreme, për të adresuar rrezikun në rritje të lajmeve të rreme dhe dezinformimit të krijuar nga inteligjenca artificiale.

 

“Kjo është një thirrje për veprim sepse manipulimi i informacionit të huaj dhe ndërhyrja, duke përfshirë fushatat e dezinformimit përbëjnë një kërcënim për demokracinë, stabilitetin dhe sigurinë kombëtare. Kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë fuqinë të jenë aleatë jetik në përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar këto fushata ” shkruhet në letër./ VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Dezinformim kompanite e teknologjise

Nga e njëjta kategori

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i gatshëm për marrëveshje edhe pa dakordësi për programin bërthamor

më shumë...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari, pronarja: Unë u bëra sytë e tij

më shumë...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.