E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Qeverisja me timonin vetëm, më e keqja”/ Patozi tregon çfarë i penalizon partitë e vogla

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i konsideroi patetike fushatat elektorale të PS dhe PD.

I ftuar këtë të premte në studion e “Zgjedhje 2021”,  Patozi tha se partitë e vogla janë të vetmet që janë sjellë normalisht. Mirëpo, sipas tij, ato penalizohen për shkak të paragjykimeve, ndërsa shtoi se edhe vetë Kodi Zgjedhor është kundër forcave të vogla.

“Fushata Patetike. Duket sikur Shqipëria ka mbetur në vend. Të njëjta mitingje, i njëjti tonalitet zëri, a thua se jemi SHBA; as atje fushatat nuk janë kaq butaforike. Në këtë fushatë kemi parë përleshje, krisma, blerje votash, rrëmbime makinash, gjak, vrasje. I kemi parë të gjitha. Më shumë në sy bie ngritja e zërit dhe hakërrimi i njeri-tjetrit. Të vetmit që sillin normalisht jemi ne, partitë e vogla. Ne na penalizon paragjykimi dhe rrethimi jodemokratik që i kanë bërë sistemit. Kodi elektoral është kundër partive të reja.”

Për Patozin, më e keqja që mund të ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit është qeverisja me timonin vetëm. Ai e cilësoi qeverisjen e 4 viteve të fundit ndër më të këqijat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë