E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Qeveria tërhiqet/ Tani do të ketë garë për çdo investim

Qeveria bën një hap pas dhe merr në konsideratë vërejtjet dhe sugjerimet e organizatave ndërkombëtare lidhur me krijimin e korporatës së investimeve.

 

Kjo strukturë e krijuar për të kryer investime në prona shtetërore dhe jo vetëm parashikohej të operonte si një kompani private, që nuk do te zbatonte ligjin e prokurimit publik.

 

Reklamë

Por pas shqetësimit edhe të Komisionit Europian, numri 2 i Ministrisë së Financave sqaroi në komisionin e ekonomisë së çdo lloj investimi si me para nga buxhetit i shteti ashtu edhe me fonde të huaja do ti nënshtrohet garës.

 

Zv/ministri i financave sqaroi se ka patur një letërkëmbim me përfaqësues të komisionit lidhur me draftin e rishikuar.

 

Sipas tij, Brukseli ka dhënë dakortësinë për këtë projektligj. Nga ana tjetër ai sqaroi se krijimi I kësaj strukture nuk bie ndesh me ligjet në fuqi për investimet strategjike, ndonëse ka disa institucione që merren më këto procedura.

Më shumë video

Reklamë