E hënë, 19 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria plan masash ndaj dhunës/ Kush kryen akte vandale do t’i kufizohet hyrja në vendet e BE

Qeveria po përgatit një paketë masash për protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizëm gjatë protestave në kryeqytet prej tashmë një jave.

Bëhet me dije se personat që kanë kryer akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian.

Reklamë

Burime për Vizion Plus se propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në vandalizëm gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen.

Ende nuk dihet nëse do të ketë masa të tjera të rrepta për ta por kjo do të varet nga sjellja e protestuesve gjatë ditëve të ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.