Qeveria shqiptare ka marrë një tjetër vendim për zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas. Pas fëmijëve të moshës 0-18 vjeç që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria ka vendosur që zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë deri në 25 vjeç.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga ky vendim i fundit i qeverisë çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinj që vuajnë nga diabeti, do t’i kursehen 1.6 milionë lekë në vit pasi efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i miratuar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetesor.

 

Në total nevojiten rreth 868,700 fisha diabetike në një vit për pacientët.

 

Në vendim përcaktohet gjithashtu shpërndarja e fishave të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *