E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qeveria miraton rimbursimin e ilaçeve

Qeveria miratoi vendimin për rimbursimin e ilaçeve për të infektuarit me COVID këtë të mërkurë. Referuar vendimit të qeverisë, paketa e barnave do të përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes.

 

Për ata që e kalojnë sëmundjen më lehtë, pra përfshihen në skemën e parë të trajtimit, do të rimbursohen 1.650 lekë. Kurse për ata që e kalojnë sëmundjen në një formë të mesme vlera e rimbursimit do të jetë 10.900 lekë.

 

Për personat që kanë rezultuar pozitivë, mjeku i familjes do të lëshojë recetën me rimbursim. Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë