Subscribe

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se nga muaji tetor do të ketë rritje të pagës minimale dhe të pensioneve.

 

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se janë mbi 200 mijë punonjës që do të përfitojnë rritje të pagës minimale e cila nga 32 mijë do te shkoje në 34 mijë lekë.

 

Ibrahimaj shtoi se nga vendimi i Qeverise do te përfitojnë gjithashtu edhe të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë mije ne total.

 

Cdo pensionistë që do të marrë pensionin e muajit shtatorë do të përfitojë edhe shtesën prej 6 %.

 

Bashkë me indeksimin në fillim të vitit, shtesa e pensioneve arrin në 9.5%, një masë kjo që tenton të zbusë efekte e rritjes galopante të cmimeve.

 

Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për vitin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %.

Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë”, tha Ibrahimaj.

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se qeveria ka bërë transparente të gjitha vendimet me qëllim shkurtimin e shpenzimeve buxhetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *