E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria merr masa ekstreme/ 5 mijë euro gjobë kush nuk vetëkarantinohet

Përshkallëzohen masat në luftën kundër përhapjes së koronavirusia. Ushtria dhe Policia e Shtetit zbresin në terren për të identifikuar të gjitha ata persona, shtetas shqiptarë apo të huaj, që në 14 ditët e fundit kanë hyrë në territorin shqiptar nga italia, greqia dhe çdo vend tjetër ku janë identifikuar rastet me sëmundjen COVID-19.

 

Edi Rama

 

Reklamë

Kryeminister i Shqiperise

 

Të gjithë ata që nuk i binden urdhrit për vetëkarantinim pasi janë kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi dhe vazhdojnë të lëvizin lirshëm nëpër rrugët e vendit do të gjobiten me 5 mijë euro.

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se të gjithë ata që do të ndëshkohen financiarisht nuk do të lejohen ta kalojnë kufirin e Shqipërisë, qofshin emigrantë apo turistë, pa paguar gjobën. Masa e dyte e drastike e ndërmarrë nga qeveria është mbyllja e të gjitha restoranteve, bareve dhe klubeve fillimisht në Tiranë dhe Durrës. Vendimi vjen pas ndërgjegjësimit të ulët, veçanërisht të të rinjve për të reduktuar lëvizjet e panevojshme dhe qëndrimit e grumbullimit të tyre kryesisht nëpër lokale.

 

Nderkohe te gjitha bizneset qe do te refuzojne te zbatojne kete mase do te perballen me gjoba. Ministrja e Shendetësise, Ogerta Manastirliu iu beri thirrje gjithashtu subjekteve private qe te marrin masa per respektimin e distances mes punonjesve.

 

Ogerta Manastirliu

 

Ministrat e Shendetësise

 

Masa më e fundit që qeveria mori ishte ajo e ndërprejres së transportit publik në qytetin e tiranës. Nga dita e entje nuk do të ketë me linja urbane funksinale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë