E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Qeveria kosovare, një hap drejt rritjes së pagës minimale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar të hënën se ka nisur puna për rritjen e pagës minimale.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kurti ka thënë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka përgatitur projektligjin, i cili së shpejti do të dalë në konsultime publike.

 

“Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme”, ka shkruar Kurti.

 

Ai ka bërë të ditur se në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Me Ligjin e Punës në Kosovë, ky Këshill propozon vlerën e pagës minimale në fund të çdo viti kalendarik, çka më pas kalon për miratim te Qeveria.

 

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë