Qeveria kolumbiane dhe grupi i rebelëve të FARC kanë lajmëruar një marrëveshje të re paqeje, vetëm 6 javë pasi pakti i parë origjinal u refuzua në një referendum popullor.Të dyja palët thanë se plani i rishikuar përfshin propozime nga opozita dhe të tjera grupe, pasi marrëveshja e parë u konsiderua si shumë favorizuese për rebelët e krahut të majtë. Pritet që marrëveshja e re të mos përballet me një tjetër referendum, por t’i paraqitet drejtpërdrejtë Kongresit. Në një deklaratë të përbashkët, palët thonë se pakti final synon t’i japë fund konfliktit të armatosur, por nuk dhanë detaje për ndryshimet dhe rishikimet që i janë bërë marrëveshjes fillestare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *