E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria hap sezonin turistik në Orikum

10 milion turiste  pritet te vijnë ne Shqipëri vetëm gjate muajve te verës. Këto  janë pritshmërite e qeverise për çdo sezon turistik pas 5 viteve, ndërsa është prezantuar plani i detajuar i masave gjate hapjes se sezonit ne Bashkinë e Orikumit.

 

Kryeministri Rama premtoi një turizëm me te pastër, me rend, siguri dhe me shërbime cilësore.

 

Reklamë

Kryeministri Rama kërkoi bashkëpunimin e bizneseve dhe qytetareve për te mbajtur pastër bregdetin si dhe për te mos tejkaluar nivelin e zhurmave ne lokalet e natës

 

Fjalës se kryeministrit i ka paraprirë pjesa me e madhe ministrave te kabinetit qeveritar. Ata premtuan një sezon  me te sigurt, me forca te shtuara policore, me shërbim urgjence përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e tjera turistike si dhe furnizim te rregullt me ujë dhe energji elektrike.

 

Ndërkohë sa i përket Bashkisë se Vlorës, se shpejti do te nise faze e dyte e Lungo Mares, po shqyrtohet projekti i hapjes se  tunelit te Llogorasë si dhe ai i ndërtimit te aeroportit te Vlorës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë