Pas deklaratës së Ish Ministres se Jashtme Bakojanis se Greqia duhet të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen per kufirin detar me Shqipërinë, ka reaguar edhe  kabineti i kryeministrit Kiriakos Micotaqis.

Sipas deklaratës, duket se qeveria e Greqisë do të përshpejtojë negociatat me Shqipërinë. Kete e konfirmoi zedhenesi i qeverise i cili u pyet nga gazetaret, raporton Vizion Plus.

 

 

STELIOS PECAS

 

ZEDHENES I QEVERISE GREKE

 

Çeshtja e zonave detare eshte nje ceshtje e vjeter. Ka pasur diskutime. Në rastin e Shqiperisë eshte çështje prej nje dekade. Negociatat do te vijojne me Shqiperine. Kur te kemi dicka konkrete do ju njoftojme.

 

Greqia me sa duket duhet të përshtatet me  situatën e re dhe një pakt i përfunduar me shqipërinë sipas të drejtës ndërkombëtare do t i shërbente diplomacisë edhe si precedent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tjera në Mesdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *