Me 62 vota pro, kuvendi i Maqedonisë së Veriut rikonfirmoi besimin ndaj qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

Ky akt erdhi si përgjigje e shefit te qeverisë, pas deklaratave te liderit të opozitës se Zaev e kishte humbur shumicën parlamentare dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Gjatë fjalës në kuvend, Zaev tha se nuk mund ti toleronte këto aludime.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTRI NË MAQEDONINË E VERIUT

 

“Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila vazhdimisht pretendon se do ta rrëzojë Qeverinë dhe do të formojë një shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë”

 

Nga ana tjetër opozita kritikoi shgamnioen e debatit mbi punën e qeverisë në kuvend.

 

NIKOLLA MICEVSKI

KRYETARI I VMRO DPMNE-SË

 

 “Ju keni frikë të përballeni me argumentet tona që dëshmojnë dështimet e kësaj Qeverie në të gjitha sferat. Ju keni dështuar ta menaxhoni vendin në krizën me pandeminë, ju keni dështuar në luftën kundër korrupsionit, madje jeni zhytur vetë në korrupsion dhe keqpërdorime të tjera të shumta.”

 

Zoran Zaev drejton Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut pas fitores në zgjedhjet e 15 korrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *