E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria e re/ Shehaj: Nëse nuk ndëshkohen të korruptuarit, ata do rikthehen

Kabineti i ri qeveritar është komentuar edhe nga Agron Shehaj, i cili vë në pah një “rikthim të figurave të korruptuara”.

 

Sipas tij, këto personazhe do të rikthehen në qeveri përsa kohë nuk ndëshkohen me votë.

 

Reklamë

Shehaj thekson se Shqipëria do të bëhet vetëm atëherë kur vendi do të qeveriset nga një i pakorruptuar.

 

“Rikthimi në qeveri i figurave më të korruptuara tregon se po nuk i ndëshkuam me votë, ata do rikthehen.  Nuk ka njerëz shumë të korruptuar dhe pak të korruptuar, por njerëz të korruptuar dhe njerëz të ndershëm. Shqipëria do bëhet kur të qeveriset nga njerëz të ndershëm, nga një kryeministër i pakorruptuar. Mundësi tjetër, nuk ka!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë