Qeveria angleze ka dhënë dakortësinë e saj për nisjen e kampionatit anglez. Futbolli në ishull do të rikthehet të luajë pjesën e mbetur të sezonit ndonëse në kushte anormale, pa tifoze dhe me rregulla strikte të higjenes, protokolleve shendetësore dhe distancimit social. Zyrtarët e lartë të sportit në Britani dhe në mënyrë të vecante federate bashkë me klubet ka nisur menjehere punën për tiu përgjigjur në kohë record kërkesës së qeverisë për të hartuar menjehere modalitetet e duhura që të mos humbet më kohë, të nisin stërvitjet dhe më pas të nisa sa më shpejt kampionati.

Të premten 20 klubet e Premier League do të njihen me protokollin e rinisjes së kampionatit. Synimi është që sezoni të riniset ne datën 9 qershor dhe 92 takimetr e mbetura të luhen deri ne fund korriku, klubet do të kenë në dispoziicion tre javë  për tu stërvitur derisa të zbresin në fushë. Madje Arsenal, Uest Ham dhe Brighton zbritën në fushë që të hënën ndonëse në disa grupe lojtarësh. Këtë të martë radhën për të zbritur në fushë e ka Totenham I Jose Mourinjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *