Qeveria shqiptare i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë 10 milionë dollarë, shifër e cila do të shërbejë për të blerë vaksinat kineze Sinovac nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.

Në vendimin e botuar në fletoren zyrtare, thuhet se fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se marrëveshja është bërë për 1 milionë doza të vaksinës kineze, por kontrata fillestare me kompaninë është bërë fillimisht për 500 mijë doza që pritet të vijnë brenda dy muajve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *