E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit 2019

Më 12 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Maqedonine e Veriut .

 

Ky vendim vjen pasi Shkupi zyrtar dështoi të marrë datën për fillimin e negociatave me BE.

 

Reklamë

Në takimin e liderëve te se dieles ne mbremje u caktua data e zgjedhjeve, pas një kompromisi me partitë politike parlamentare.

 

Por, këto zgjedhje do të organizohen nga një Qeveri teknike e cila do te marre detyren ne date 3 janar, sipas marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015.

 

Në bazë të kësaj marrëveshje, Qeveria teknike ka mandat 100 ditor për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri teknik do të jetë nga partia që deri tani ka udhëhequr Qeverinë, konkretisht nga Partia Socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev.

 

Ndërsa VMRO-DPMNE si partia kryesore opozitare do ti takojë Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Punës Sociale si dhe disa zv/ministra.

 

Poste ministrore ne qeverine teknike pritet te ketë edhe për opozitën shqiptare.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë