E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Qetësohen ujërat” në koalicion, Rama takon Metën dhe shkarkon Manjanin

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Më pak se pesë muaj nga zgjedhjet parlamentare qeveria përfshihet sërish nga ndryshimet. Ylli Manjani është shkarkuar nga detyra dhe në vendin e tij në postin e Ministrit të drejtësisë e zë, Petrit Vasili. Vendimi për shkarkimin e Manjanit është marrë nga Edi Rama dhe është pasqyruar në faqen e kryeministrisë. Shefi i qeverisë i ka kërkuar Presidentit te Republikës dekretimin e shkarkimit të Manjanit dhe zëvendesimin e tij me Vasilin. Zërat qe qarkulluan mbrëmjen e një dite me parë e që flisnin për shkarkimin e Ministrit te Drejtësisë duket se u vërtetuan. Megjithëse vete Ylli Manjani në profilin e tij ne Facebook mohoi gjithçka duke thëne se as kishte dhëne dorëheqjen e as ishte shkarkuar. Motivi I shkarkimit nuk është bere ende publik por Manjani ka qene shpesh kritik ndaj qeverisë duke folur me tone të ashpra veçanërisht në adresë të Ministrit të Brendshëm për situatën e kultivimit te kanabisit. Vendimit i parapriu një takim i Kryeministrit me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rama ishte për afro 45 minuta ne zyre e Metës. Me pas ne Zyre e Kreut te Kuvendit kane hyrë ministrat e LSI, Sokol Dervishaj, Ylli Manjani, Klajda Gjosha dhe ne fund edhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili. Ditët e fundit brenda koalicionit qeverisës ka pasur tensione. Ministri i mjedisit Lefter Koka, dhe deputeti Vangjel Tavo lëshuan kritika te forta madje ngritën dyshime se drejtues te Policisë se Shtetit synojnë te ndërhyjnë ne zgjedhje për te ndryshuar rezultatin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë